Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Barella e di pikën e fortë të Spanjës, por s’ka frikë

Mesfushori i Italisë, Nicolo Barella, mendon se nëse e dominojnë mesfushën kundër Spanjës, mund ta fitojnë ndeshjen dhe të kalojnë në finale të Kampionatit Evropian.

Italia takohet me Spanjën, të martën prej orës 21:00 në “Wembley”, në gjysmëfinalen e parë të “Euro 2020”.

“Busquets ka qenë një nga mesfushorët më të mirë në botë për disa vjet. Ata kanë edhe Pedrin e Koken. Do të jetë një ndeshje e bukur. Ne do të përpiqemi ta mposhtim mesfushën e tyre dhe të mundim Spanjën. Do të jetë një lojë e vështirë, ne jemi të ngjashëm pasi duam të dominojmë në zotërimin e topit” tha Barella.

Por pavarësisht kësaj, 24-vjeçari mendon se edhe Italia e ka mesfushën e fuqishme.

“Mesfusha është shumë e rëndësishme. Ne kemi Jorginhon dhe Verratti, të cilët janë kampionë të mëdhenj. Unë i ndihmojë ata me vrapime në hapësira të hapura. Ne të gjithë jemi fillestarë. Ka lojtarë të shkëlqyeshëm si Pessina, Castrovilli dhe Locatelli. Do të ishte e padrejtë të flisnim vetëm për Jorginhon, Verratti dhe mua” deklaroi Barella.

Bareallas i ka ardhur keq që me Italinë e eliminuan shokun e skuadrës, Romelu Lukakun dhe Belgjikën.

Edhe Barella i gatshëm ndaj Shqipërisë Euro 2024 Barella i gatshëm ndaj Shqipërisë

Ai mendon se Italia dhe Interi kanë ngjashmëri në lojën që shfaqin.

“Ne kemi një objektiv të përbashkët në “Euro 2020” dhe kemi grup të shkëlqyer, si këtu ashtu edhe në Inter. Këtu është pak më e lehtë pasi të gjithë kemi të njëjtën kulturë”, përfundoi Barella.

Ndaj Spanjës, Italisë do ti mungojë Leonardo Spinazzola, i cili pësoi lëndim ndaj Belgjikës dhe do të mungojë rreth gjashtë muaj.