Ndonëse fillimisht goli i epërsisë së Spanjës ndaj Zvicrës iu regjistruar Jordi Albas, UEFA ndërkohë e ka vlerësuar shënimin si autogol të Denis Zakarias. Zakaria e devijoi topin pas goditjes së Albas.
Është ky autogoli i dhjetë në Euro 2020.
Në gjithë Evropianët e kaluar janë shënuar “vetëm” nëntë autogola. Vetëm në Euro 2020 janë shënuar një më shumë.