Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Austria planifikon ndryshime taktike

Austria po planifikon ndryshime në taktikë dhe mund ta fus Jorginhon në “kafaz” në duelin kundër Italisë në “Euro 2020”.

Selektori Franco Foda, babai i të cilit është italian, është i njohur për përshtatjen në lojën e kundërshtarit dhe përdori tre formacione të ndryshme në tri ndeshje të grupit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me tre mbrojtës luajti kundër Maqedonisë së Veriut dhe fitoi 3:1 dhe humbi nga Holanda 2:0, ndërsa luajti me formacionin 4-2-3-1 në fitoren kundër Ukrainës 1:0.

Martin Hinteregger ka marrë një goditje, por mund të jetë titullar në vikend.

“Sky Sport Italia” dhe “La Gazzetta dello Sport” raportojnë se Austria po planifikon formacionin 4-1-4-1, me Florian Grillitschin që mund të luajë në mes të mbrojtjes e mesfushës.

Do të ketë detyrë të veçantë për Marcel Sabitzer i cili mund të jetë gjithmonë afër Jorginhos.

David Alaba nga qendra e mbrojtjes mund të kalojë në krahun e majtë, ndërsa Marko Arnautoviq pritet të luajë i vetëm në sulm.

Takimi mes Italisë dhe Austrisë luhet në “Wembley Stadium” nga ora 21:00.