Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Anglia ka bërë gati fanellën me numrin 10 për Eriksenin

Futbollistët e Anglisë kanë nënshkruar fanellën me numrin 10 me emrin e Christian Eriksenit, që do t’i dorëzohet kapitenit të Danimarkës, Smon Kjaer nga kapiteni i Anglisë, Harry Kane. Fanella e përgatitur nga Anglia do t’i jepet Kjaerit në shenjë respekti para ndeshjes gjysmëfinale të Evropianit, ndeshje që do të zhvillohet të mërkurën në Wembley.

Eriksen kolapsoi në ndeshjen ndaj Finlandës në kuadër të fazës së grupeve të “Euro 2020”. Ai është liruar nga spitali dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kur Eriksen pësoi atak kardiak, futbollistët e Anglisë, siç shkruan AP të martën, ishin në autobus duke shkuar në bazën stërvitore në Londër për t’u bërë gati për ndeshjen e parë të tyre.