Goli i Patrik Schickut i shënuar kundër Skocisë nga mesi i fushës, është votuar si më i miri i “Euro 2020”, ka njoftuar UEFA.
Në mesin e dhjetë golave të përzgjedhur nga shtëpia e futbollit evropian, Schicku mori më së shumti vota nga shikuesit.
Për më pak se 24 orë, votuan rreth 800 mijë njerëz.
Në vendin e dytë u rendit Paul Pogba i cili shënoi për Francën kundër Zvicrës, kurse goli i Luka Modriqit me Kroacinë ndaj Skocisë u rendit i treti.
Top dhjetëshen e mbylli Federico Chiessa i Italisë me golin e realizuar kundër Spanjës në gjysmëfinale.
Dhjetë golat më të mirë në “Euro 2020” sipas votave të shikuesve:
Patrik Schick - Skoci 0-2 Çekia
Paul Pogba - Francë 3-3 Zvicër
Luka Modriq - Kroaci 3-1 Skoci
Lorenzo Insigne - Belgjikë 1-2 Itali
Kevin De Bruyne - Danimarkë 1-2 Belgjikë
Cristiano Ronaldo - Hungari 0-3 Portugal
Varlvaro Morata - Itali 1-1 Spanjë
Mikkel Damsgaard - Angli 2-1 Danimarkë
Andriy Yarmolenko - Holandë 3-2 Ukrainë
Federico Chiesa - Itali 1-1 Spanjë
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.