Euro 2020

Jorginho flet për penalltinë e humbur në finalen e “Euro 2020”

 

Mesfushori i Italisë, Jorginho ka bërë shaka se ai kishte planifikuar ta humb penalltinë, pasi e ka ditur se portieri Gianluigi Donnarumma do t’ia siguronte fitoren italianëve në finalen e “Euro 2020”.

Jorginho e humbi penalltinë e fundit për Italinë, përpara se Donnarumma ta ndalte tentimin e Bukayo Sakas për ta konfirmuar fitoren e Italisë 3:2 ndaj Anglisë. “Gjithçka ishte e planifikuar. E dija se Donnarumma do ta priste gjuajtjen e fundit”, ka bërë shaka Jorginho.