Euro 2020

Trippier, një prej më të mirëve në tre vjetët e fundit

Kieran Trippier është njëri prej lojtarëve më të mirë në krahun e djathtë në tre vjetët e fundit.

Gjatë këtyre viteve, Trippier ka krijuar më së shumti shanse për shënim në Kupën e Botës 2018, arriti në finale të Ligës së Kampionëve, e fitoi La Ligën me Atletico Madridin dhe shkoi në finale të Kampionatit Evropian me Anglinë.

Në finalen kundër Italisë, Trippier asistoi në golin e avantazhit. Ai harkoi për mrekulli për mbrojtësin e krahut të majtë, Luke Shaw, që realizoi për 1:0 në finale në minutën e dytë.