Euro 2020

Formacionet zyrtare të finales së Evropianit

Janë përcaktuar formacionet zyrtare të Italisë dhe Anglisë për finalen e Euro 2020. Finalja zhvillohet prej orës 21:00 në Wembley.

Donnarumma është në portë te Italia, ndërsa praa tij janë Bonucci e Chiellini. Në krah luajnë Di e Emerson, ndërsa qendra e mesfushës përbëhet nga Jorginho, Barella e Verrati. Chiesa, Insigne e Immobile luajnë në sulm, në sistemin 4-3-3.

Te Anglia Pickford është në portë, ndërsa para tij luan treshja Walker, Stones, Maguire. Trippier e Shaw luajnë pak më të avancuar në krah, ndërsa Phillips e Rice përbëjnë mesin. Mount, Sterling e Kane janë në sulm.