Euro 2020

55 vjet, 302 ndeshje dhe më shumë se 225 mijë kilometra të përshkruara – ndjekja e Anglisë për finalen e dytë

 

Pritja e gjatë dhe e dhimbshme e Anglisë për një finale të dytë në një turne të madh futbolli ka marrë fund. 55 vjet më parë anglezët e shijuan momentin më të mirë në futboll, duke triumfuar në Kampionatin Botëror, turne ky që ishte organizuar në Angli. Që nga ajo kohë, përzgjedhës janë punësuar dhe shkarkuar, ndeshje janë fituar dhe humbur, por synimet për një tjetër finale në një turne të madh gjithmonë kanë përfunduar me dështim deri në ardhjen e Gareth Southgatet dhe ekipit të tij në “Euro 2020”.

Tani që pritja ka marrë fund, Anglia po shpreson që të triumfojë të dielën mbrëma në finalen kundër Italisë në stadiumin “Wembley”. Për Anglinë, kjo është finalja e parë në një Kampionat Evropian, ndërsa e dyta e madhe që nga triumfi në Kampionatin Botëror të vitit 1966.