Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Anglisëë për incidentin me laser

UEFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Anglisë, pasi një laser iu drejtua portierit të Danimarkës, Kasper Schmeichelit gjatë ndeshjes gjysmëfinale të “Euro 2020” që u zhvillua të mërkurën mbrëma në stadiumin “Wembley”.

Imazhet televizive treguan një dritë jeshile në fytyrën e Schmeichelit pak para se sulmuesi i Anglisë, Harry Kane të gjuante penalltinë në minutën e 104-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Schmeichel e priti gjuajtjen e parë të Kanet, por jo edhe të dytën. Me këtë gol, Anglia e siguroi fitoren 2:1 në vazhdime duke e eliminuar Danimarkën në gjysmëfinale. Krahas kësaj, Anglia është futur në procedurë disiplinore edhe për shkak të një “shqetësimi” gjatë intonimit të himnit kombëtar të Danimarkës.

“Çështja do të merret nga Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s (CEDB), në kohën e duhur”, thuhet në një njoftim te UEFA-s.