Alvaro Morata nuk do të jetë startues te Spanja për ndeshjen gjysmëfinale të “Euro 2020” kundër Italisë, pasi përzgjedhësi Luis Enrique ka vendosur të luajë pa një sulmues të njohur përpara.
Morata ka qenë titullar në çdo ndeshje deri më tani në “Euro 2020”, pavarësisht kritikave për rastet e humbura para portës.
Mikel Oyarzabal zakonisht luan si sulmues krahu, por ndaj Italisë do ta zëvendësojë Moratan si sulmues qendror.
Ferran Torres dhe Dani Olmo, do të luajnë përkrah Oyarzabalit në sistemin 4-3-3. Ndërkohe, të Italia, Emerson Palmieri do të luajë në krahun e majtë të mbrojtjes në vend të Leonardo Spinazzolas të lënduar. Ndërsa, Federico Chiesa ëshët zgjedhur