Euro 2020

Talentet e Portugalisë nuk arritën të shfaqnin lojën e tyre në Evropian

Fernando Santos e arsyetoi eliminimin e Portugalisë në “Euro 2020” si një përrallë e fatit të keq dhe rasteve të humbura, por dështimi për të nxjerrë më të mirën nga një mori talentesh sulmuese ishte përfundimisht ajo që i kushtoi ekipit të tij të dashur. Portugalia e humbi ndeshjen e 1/8 së finales nga Belgjika, e cila avancoi në çerekfinale ku do të përballet me Italinë, falë golit të Thorgen Hazardit në fund të pjesës së dytë. Në pjesën e dytë Portugalia u kthye fuqishëm, por assesi nuk arriti të shënojë gol dhe kështu kampionia në fuqi e Evropës u eliminua në 1/8 e finales.

“Unë mendoj se është një rezultat i padrejtë, por ata shënuan dhe ne nuk shënuam”, pranoi Santos. “Goli i tyre ishte prej një goditjeje nga asgjë, jashtë zonës. Ne nuk mund të kontrollojmë gjithçka”

Por, ndërsa statistikat do të tregonin që Portugalia kishte 24 gjuajtje, gjashtë prej tyre në shënjestër, rrjedha e ndeshjes kishte Belgjikën si ekipin më ambicioz derisa u desh të mbrohej dhe kundërshtari i saj u dëshpërua gjithnjë e më shumë. Portugalia filloi me pak më shumë se 200 milionë euro në sulm yllin Cristiano Ronaldo të shoqëruar nga Diogo Jota i Liverpoolit dhe Bernardo Silva i Manchester Cityt.

Kur loja po largohej prej tyre, hyri një treshe tjetër me vlerë prej 200 milionë eurosh: Bruno Fernandes, Joao Felix dhe Andre Silva u futën në vend të Jotas, Bernardos dhe Joao Moutinhos. Kylian Mbappe, Karim Benzema dhe Antoine Griezmann e Francës mund të jenë sulmuesit më të mprehtë, por edhe kampionia në fuqi e botës nuk mund të përputhet me thellësinë e opsioneve sulmuese të Portugalisë.

E, megjithatë, kishte një mungesë rrjedhshmërie ndërmjet tyre në “La Cartuja” pasi lojtarët që shkëlqyen për klubet e tyre dukeshin të rënduar nga nevoja për të vendosur më parë formën mbrojtëse dhe organizimin e lojës. Kishte rrethana lehtësuese, me Fernandesin e në këtë turne, pasi sezonin e kaluar pati 70 paraqitje për Manchester Unitedin. Felix ka lëvizur për muaj të tërë dhe ka nevojë për rinovim pasi ka parë pjesën më të madhe të suksesit të Atletico Madridit në La Liga nga banka e rezervistëve para se të mbetej rezervist edhe te Portugalia. Dhe ata ishin përballë një mbrojtjeje me përvojë të Belgjikës, që është e specializuar për të përballuar presionin nga çdo kundërshtar. Kështu që, ndeshja kundër Belgjikës, ekipit që është i pari në renditjen botërore prej vitit 2018, ishte më vështirë sesa mund të paramendohej për Portugalinë, e cila në fazën e grupeve u ndesh me Francën dhe Gjermaninë.

“Toby Alderweireld, Jan Vertonghen e Thomas Vermaelen ata janë mjeshtrit e mbrojtjes”, tha përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez. “Talenti që ata e kanë e bën mbrojtjen një vepër arti”.

Megjithatë, kishte arsye për të pritur më shumë nga Portugalia, e cila i dha përparësi presionit për pjesën më të madhe të pjesës së parë, një taktikë që u tregua e suksesshme në Francë pesë vjet më parë. Kur presioni erdhi vonë, ai u ndje më shumë i furishëm sesa i planifikuar, lojtarët e hedhur nga banka e rezervistëve dhe topat e ngritur drejt zonës ishin më shumë shpresë sesa pritje. Në një moment, Felix po luante si mbrojtës i krahut të djathtë dhe Fernandes si mesfushor defensiv.

Nëse plani ishte për t’i shërbyer Ronaldos, ai funksionoi në njëfarë mase, pasi 36-vjeçari shënoi pesë gola – rekordi i tij më i mirë ndonjëherë në Evropian - por sakrificat e bëra nga ata që ishin përreth tij vinin me një kosto.

Në vërshëllimën e fundit Ronaldo hodhi shiritin e kapitenit të tij në tokë, dalja e hershme e Portugalisë tani e shtoi zhgënjimin e tij pas një sezoni me Juventusin, në të cilin nuk e fitoi as Ligën e Kampionëve, por as titullin e kampionit në Serie A.

“Ai shënoi pesë gola në turne dhe në rregull, ai nuk shënoi me Blegjikën, por ai ishte një kapiten i vërtetë në të gjithë kuptimin e fjalës”, tha Santos. "Ai u përpoq ta kthente lojën. Nuk ka asnjë problem me Ronaldon”

Kur Ronaldo përfundimisht e përfundon karrierën e tij të jashtëzakonshme ndërkombëtare, një trajner më progresiv se Santosi mund të kompensojë humbjen duke zhvendosur ekuilibrin dhe qasjen e ekipit.

Tani për tani Portugalia i drejtohet Kampionatit Botëror të vitit të ardhshëm në Katar, duke kërkuar të gjejë një mënyrë për të ndriçuar jo vetëm Ronaldon, por edhe ata që vijnë pas tij.