Euro 2020

Lukaku e krahason veten me Lewandowskin e Benzeman

Sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku, po e kalon një prej sezoneve më të mira në karrierën e tij. Forma e tij e mirë sipas Lukakut nuk është e rastësishme.

“Të gjithë po flasin se unë jam në formë të mirë, por unë mendoj se kam arritur një nivel tjetër”, ka thënë 28-vjeçari në një konferencë virtuale.

Lukaku është golashënuesi më i mirë i Belgjikës në edicionin aktual të Evropianit me tri gola. Sulmuesi i Interit shënoi 24 gola në edicionin që përfundoi dhe luajti rol kyç në triumfin e “nerazzurrëve” në kampionat.

“Kur flisni për lojtarët si Robert Lewandowski apo Karim Benzema, gjithmonë ka të bëj me klasin botëror. Në vitet e fundit e kam treguar se nuk jam vetëm në formë të mirë. Jam në të njëjtin nivel me këta lojtarë”, shtoi me vetëbesim Lukaku.