UEFA ka caktuar një hetues për të parë pretendimet e reja të “incidenteve të mundshme diskriminuese” në një ndeshje të Hungarisë në Kampionatin Evropian. Detajet e incidenteve në ndeshjen midis Gjermanisë dhe Hungarisë në Munich nuk u specifikuan.
Një hetim i veçantë tashmë ishte hapur për incidentet në dy ndeshjet e Hungarisë në Budapest kundër Portugalisë dhe Francës. Tifozët e Hungarisë kanë treguar parulla “anti-homoseksuale” dhe janë akuzuar për brohoritje homofobike në stadiumin e tyre. Tifozët gjithashtu marshuan në “Puskas Arena” të shtunën e shkuar duke protestuar kundër lojtarëve që bien në njërin gju për të mbështetur barazinë. Tifozët e Gjermanisë valëviten flamujt me ngjyrat e ylberit të mërkurën kurse person u fut në fushë dhe vrapoi duke valëvitur një flamur pranë lojtarëve të Hungarisë gjatë himnit të tyre kombëtar.
Është ende e paqartë nëse hetimi i fundit i UEFA-s përfshin incidente që përfshijnë tifozë të Gjermanisë. Hungaria është eliminuar nga “Euro 2020” por në Budapest do të luhet ndeshja e 1/8 së finales ndërmjet Holandës dhe Çekisë.