Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Franca e sheh Zvicrën si kundërshtare të lehtë

Didier Deschamps

Selektori i Francës, Didier Deschamps ka kërkuar nga lojtarët e tij të kenë kujdes në përballjen kundër Zvicrës.

Por, ai në një intervistë dhënë të enjten për “L’Equipe” thekson se zviceranët nuk janë në mesin e pesë skuadrave favorite për ta fituar Evropianin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me gjithë respektin për zviceranët, ata nuk janë më mesin e pesë skuadrave më të mira në Evropë, edhe nëse kanë luajtur në të gjitha turnetë e mëdhenj të futbollit dhe kanë shumë përvojë. Por, ata nuk janë Anglia, Holanda ose Belgjika. Meqenëse janë pak më inferiorë se ne në letër, shpresoj të heqim disa zakone të këqija dhe të mos na bie ritmi ndaj një ekipi më të ulët”, ka thënë Deschamps. Franca të martën e ardhshme do të përballet kundër Zvicrës në një të tetën e finales të “Euro 2020”. Ndeshja do të luhet në Bukuresht nga ora 21:00.

Te Zvicra luajnë Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri e Admir Mehmedi.