Euro 2020

Në Kopenhagë, tre tifozë në “Euro 2020” rezultuan me variantin indian të koronavirusit

Tre tifozë që ishin prezent në stadiumin në Kopenhagë për ndeshjen e Euro 2020 mes Danimarkës dhe Belgjikës, kanë rezultuar me variantin indian të koronavirusit, që njihet ndryshe varianti Delta, raporton agjencia “SDA”.

Ministri i Shëndetësisë së Danimarkës, Magnus Heunicke dhe autoritetet kanë bërë thirrje që 4000 tifozë që ishin në gjashtë blloqe të caktuara të stadiumit, të bëjnë testin PCR. Në “Parken-Stadion” janë lejuar për ndeshje 16 mijë deri në 25 mijë tifozë të vaksinuar, shëruara apo të testuar.