Portieri i Hungarisë, Peter Gulacsi, nuk ka mundur të fshehë zhgënjimin pas dështimit që me përfaqësuesen të arrijë në fazën nokaut të Euro 2020. Hungaria ishte duke kryesuar sonte ndaj Gjermanisë në dy raste, por në fund barazoi 2:2, dhe u eliminua nga Euro 2020 me dy pikë të mbledhura.
Hungaria barazoi edhe ndaj Francës, ndërsa barazoi në ndeshjen e parë me Portugalinë. Një fitore ndaj Gjermanisë sonte do t’i mjaftonte të arrinte në 1/8 e finales.
“Është e vështirë të gjesh fjalët në këtë moment. Ishim aq afër të arrinim diçka të veçantë, dhe natyrisht se jemi të zhgënjyer. Ishim nën presion të madh, por e kufizuam Gjermaninë te shumë pak raste. Reaguam për mrekulli pasi e shënuan golin e parë të barazimit. Ishim aq afër. Nga fillimi, ishim të fokusuar në vete e jo kundërshtarin tanë. Luajtëm tri ndeshje të forta, dhe jam i zhgënjyer që nuk kaluam tutje”, tha Gulacsi për UEFA.com.
E futbollisti hungarez Roland Sallai ka thënë se duhet të jenë krenar me lojën e treguar.
“Jam krenar që kemi performuar në këtë mënyrë, por jam i zhgënjyer që dështuam në fund. Ne kemi luajtur shumë mirë. Nuk mund të ankohemi, duhet të jemi krenar me lojën që kemi treguar”, ka thënë Roland Sallai i Hungarisë. “Mendoj se jemi në rrugën e duhur. Ne u kemi bërë gjërat e vështira tre kundërshtarëve shumë të fortë”.