Euro 2020

Dembele mund të mungojë rreth katër muaj

Lëndimi i Ousmane Dembeles nuk e ka goditur vetëm Francën, por edhe Barcelonën.

Sulmuesi francez pritet të mungojë rreth katër muaj, shkruan “L’Equpe”.

Dembele u lëndua me Francën në “Euro 2020” kundër Hungarisë dhe si rezultat i lëndimit e humbi Evropianin. Ai dëmtoi ligamentet e gjurit.

Bëhet e ditur se francezi duhet të operohet dhe kështu do ta humbas edhe fillimin e sezonit të ri me Barcelonën.

24-vjeçari i ka humbur 86 ndeshje me Barcelonën shkaku i dëmtimeve që nga transferimi i tij në “Camp Nou” në vitin 2017.

Kontrata me Barçën i skadon në verën e vitit 2022, por drejtuesit e klubit dëshirojnë që t’ia vazhdojnë atë pasi mund ta humbin pa dëmshpërblim.

Barcelona ia pagojë Dortmundit 135 milionë euro për Dembelen.