Euro 2020

Lojtarët e Spanjës reagojnë pas kritikave nga Van der Vaart

Disa lojtarë të Spanjës nuk ishin të kënaqur për kritikat nga ish-mesfushori i Holandës, Rafael van der Vaart.

Van der Vaart është komentator në televizionin holandez për Euro 2020. Ai ka kritikuar Spanjën për paraqitjen e dobët në turne. Mediat spanjolle e kanë cituar atë të ketë thënë se ekipi është i “tmerrshëm” dhe vetëm “pason topin nga njëra anë në tjetrën”.

Va nder Vaart ka luajtur për Real Madridin dhe Real Betisin. Ai ishte pjesë e ekipit të Holandës që humbi finalen e Botërorit 2010 nga Spanja.

Mesfushori spanjoll, Koke Resurreccion ka thënë se Van der Vaart po e kërkon momentin e tij të lavdisë dhe se “e mban mend atë duke luajtur në finale të Botërorit”.

Sulmuesi Pablo Sarabia ka thënë se Van der Vaart ka bërë gabim me komentet e tij, sidomos si ish-lojtar. Sarabia ka theksuar se e kujton holandezin vetëm nga finalja e Botërorit 2010, kur “gjërat për të nuk shkuan mirë”.

Spanja takohet me Sllovakinë në ndeshjen e fundit në grup, të mërkurën. Spanjës i duhet fitorja për të avancuar, pas barazimeve rresht me Suedinë dhe Poloninë.