Euro 2020

Qeveria britanike pajtohet që të lejojë 60 mijë tifozë në “Wembley”

 

Qeveria britanike ka thënë se më shumë se 60 mijë shikues do të lejohen në gjysmëfinale dhe finale të Euro 2020, në stadiumin “Wembley”.

Nuk janë dhënë detaje se si tifozët nga vendet tjera do të lejohen, pa pasur nevojë të karantinohen pasi të fluturojnë për në Londër, njofton AP.