Euro 2020

Anglia në fazën nokaut

Ndonëse nuk e ka luajtur ende ndeshjen e tretë, Anglia tashmë është në fazën nokaut të Euro 2020.

Rezultatet e ndeshjeve të së hënës kanë bërë që Anglia të jetë tashmë në një të tetën e finales.

“Rezultatet e së hënës nënkuptojnë se Anglia e ka të garantuar vendin në fazat nokaut të Euro 2020”, ka njoftuar Federata angleze.

Ka avancuar edhe Çekia. Çekia e Anglia takohen të martën në Londër në kuadër të grupit D.