Ish-futbollisti, Ilir Nallbani, ka thënë në “Sportin Total” të KTV-së se lojtari më i mirë i ndeshjes, Zvicër – Turqi, ka qenë Granit Xhaka e jo Xherdan Shaqiri.
“Xherdan Shaqiri shënoi dy gola dhe u shpall lojtari i ndeshjes. Ai shënoi golat, por për mua, Xhaka ka qenë lojtari më i mirë i ndeshjes. Xhaka nuk e ka humbur asnjë top gjatë 90 minutave. Xhaka ka qenë shembull se si duhet të luajë një kapiten i vërtetë”, ka thënë Nallbani.