Euro 2020

Griezmann, vetëm pas Ronaldos e Platinisë për gola në evropianë

Me golin e realizuar ndaj Hungarisë, Antoine Griezmann, ka çuar në shtatë shifrën e golave nëpër kampionate evropiane.

Sipas faqes së statistikave “Opta”, sulmuesi i Francës është i treti në listën e golashënuesve më të mirë në histori të kësaj gare, pas Cristiano Ronaldos së Portugalisë dhe Michel Platinisë së Francës.

Ronaldo ka realizuar 11 herë ndërsa Platini nëntë.

Griezmanni shënoi golin e parë në “Euro 2020” në ndeshjen e zhvilluar sot ndaj Hungarisë në Grupin F. Ndeshja u mbyll baras 1:1.