Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Pandevi nuk merr pjesë në stërvitje

Pandevi nuk merr pjesë në stërvitje Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut, në bazën stërvitore në Ajax të Amsterdamit, kreu stërvitjen e radhës, por pa kapitenin Goran Pandev.

Për të është dita e dytë pa stërvitje pasi kishte probleme edhe para ndeshjes me Ukrainën në Bukuresht. Të shtunën është bërë stërvitje e ndarë, ndërsa në grupin me stërvitje më të lehtë janë ndarë Ezgjan Alioski, Arijan Ademi, Stefan Ristovski dhe Darko Velkovski, të cilët ishin prej individëve më të veçuar në dy ndeshjet e kaluara, me lojë me ritëm të lartë e të fortë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të dielën, Maqedonia e Veriut do të stërvitet në stadiumin “Johan Cruyff Arena” në Amsterdam, para ndeshjes kundër Holandës që do të luhet të hënën në orën 18:00.