Barazimi pa gola në ndeshjen me Skocinë ka thelluar Anglinë në statistika për kampionate të mëdha ndërkombëtare të futbollit.
Kombëtaret e Britanisë së Madhe barazuan të premten në ndeshjen e vlefshme të Grupit D. Me këtë barazim pa gola, Anglia arrin në 17 barazime pa gola nëpër kampionate botërore apo evropiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas faqes së statistikave “Opta”, Anglia me këtë rast bëhet kombëtarja me më së shumti barazime pa gola në këto gara, duke lënë kombëtare tjera me të paktën dy barazime më shumë.
Anglia është e dyta në Grupin D, me katër pikë pas dy ndeshjeve. Grupit i prinë Çekia me po aq pikë. Kroacia e Skocia kanë nga një pikë.