Italia do të mbajë shirita të zinj në krah në duelin kundër Uellsit të dielën në “Euro 2020”, në nderim të legjendës Giampiero Boniperti.
Sulmuesi e kaloi gjithë karrierën si lojtar te Juventusi dhe e përfaqësoi Italinë në 38 ndeshje, duke shënuar tetë gola.
Ai vdiq pasi pati probleme me zemër, vetëm disa javë para se ta festonte ditëlindjen e 93-të.
Boniperti luajti për “Azurët” në Kupën e Botës 1950 dhe 1954, si dhe në Lojërat Olimpike 1951/52.
“Vdekja e Bonipertit është një humbje e jashtëzakonshme”, ka thënë kryetari i Federatës së Futbollit të Italisë, Gabriele Gravina.
lojtar i jashtëzakonshëm, udhëheqës me gjitha të mirat, e kemi humbur një prej figurave më përfaqësuese në futbollin italian. Kompetenca e tij, stili dhe vendosmëria na ka mësuar neve kaq shumë, nuk do ta harrojmë kurrë”, ka shtuar kryetari Gravina.
Federata e Futbollit të Italisë ka kërkuar mundësinë që të vendosen shirita të zinj në nderim të Bonipertit dhe UEFA e ka pranuar një gjë të tillë.
“Azurët” e kompletojnë Grupin A në “Stadio Olimpico” të Romës të dielën në orën 18:00, në ballafaqimin kundër Uellsit.