Euro 2020

Dy raste pozitive me koronavirus te Sllovakia

Slovakia coronavirus
Foto: AP
 

Trajneri i Sllovakisë, Stefan Tarkoviq, ka thënë se mbrojtësi Denis Vavro dhe një anëtar i stafit drejtues, kanë dalë pozitiv në testin për koronavirus, para duelit kundër Suedisë në Kampionatin Evropian.

Tarkoviq ka thënë se Vavro nuk ka simptoma dhe është i izoluar. Ndërkohë, nuk e ka përmendur emrin e trajnerit të prekur me virus.