Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Euro 2020

Locatelli dëshiron ta ndajë çmimin e lojtarit të ndeshjes me bashkëlojtarët

Manuel Locatelli dëshiron ta ndajë çmimin e lojtarit të ndeshjes me të gjithë ekipin e Italisë, ndërsa shpreson që Marco Verratti mund të kthehet së shpejti.

Mesfushori i Sassuolos ka shënuar dy gola në fitoren 3:0 ndaj Zvicrës, që i siguroi Italisë avancimin në raundin nokaut.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Duhet ta ndajë këtë çmim me gjithë ekipin”, ka thënë Locatelli për RAI Sport.

23-vjeçari është shumë i lumtur që po luan për Italinë.

“Jam prej më të rinjve këtu. Më kanë pritur shumë mirë dhe është e mahnitshme që jam këtu”.

Locatelli po luan vetëm për faktin se mesfushori i PSG-së, Verrati, është i lënduar. Ndaj Zvicrës nuk ishte as në stol. Por Locatelli nuk e vlerëson veten të paprekshëm pas dygolëshit.

“Mendoj se jemi një grup i shkëlqyeshëm lojtarësh dhe vërtetë shpresoj se Marco mund të kthehet së shpejti, pasi është aq i talentuar dhe mund ta bëjë dallimin. Trajneri duhet të bëjë zgjedhjet e tij. E tëra që mund të bëjmë është të jemi gati”, ka theksuar Locatelli.

Italia ka fituar edhe ndaj Turqisë 3:0 dhe tani takohet me Uellsin.

“Le të vazhdojmë kështu”.