Lojtarët e Belgjikës do ta nxjerrin topin jashtë loje në minutën e dhjetë të takimit ndaj Danimarkës. Kjo do të bëhet në mënyrë që të pranishmit në stadium të nderojnë Christian Eriksenin me një minutë duartrokitje. Këtë e ka bërë të ditur sulmuesi Romelu Lukaku të mërkurën.
Belgjika e Danimarka takohen të enjten në kuadër të Euro 2020.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPasi Eriksen mban fanellën me numër dhjetë, tifozët po planifikojnë ovacione të zëshme në nderim të mesfushorit që kolapsoi në fushë në ndeshjen ndaj Finlandës.
Lukaku ka thënë se të dy ekipet do të ndalin lojën për t’iu bashkuar nderimit.
“Ne do ta nxjerrim topin jashtë, do të ndalemi dhe do të duartrokasim për të shënuar këtë moment”, ka thënë Lukaku.
Eriksen mbetet në spital në Kopenhagë, në afërsi të stadiumit. Ai pësoi arrest kardiak të shtunën në takimin ndaj Finlandës.
Lukaku e Eriksen janë bashkëlojtarë te Interi. Ai ka theksuar se ka qarë shumë para ndeshjes së Belgjikës me Rusinë, të luajtur po ashtu të shtunën, pasi ka dëgjuar për kolapsin. Ai shënoi dy gola dhe iu drejtua kamerave pas golit të parë duke thënë: “Chris, Chris bëhu i fortë djalosh. Të dua”.
