Kapiteni i Uellsit, Gareth Bale është ndarë i lumtur me fitoren e arritur ndaj Turqisë. Ai thekson se ka treguar karakter në këtë ndeshje. Bale u shpall lojtar i ndeshjes, pasi ndihmoi Uellsin me dy asistime. Uellsi e fitoi ndeshjen e dytë ndaj Turqisë me rezultatin 2:0.
“Absolutisht jam i kënaqur me fitoren. Kemi luftuar shumë, kemi punuar në fushë. Po kam humbur penalltinë, por ndiej se kam treguar karakter të mirë për të vazhduar. Ishte e rëndësishme për të fituar sot. Ju mund të thoni se katër pikë janë të mjaftueshme, por ne duhet të presim dhe të shohim. Nëse do të na ofroni katër pikë në fillim, do t’i kishim pranuar me dy duart”, ka thënë Bale pas ndeshjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo