Euro 2020

Shifra të jashtëzakonshme të Ronaldos me Portugalinë

Cristiano Ronaldo u bë golashënuesi më i mirë i një Kampionati Evropian pasi shënoi kundër Hungarisë në “Euro 2020”. Sulmuesi portugez e realizoi golin e 10-të dhe të 11-të në finalet e Evropianit.

Me dy golat e realizuar në stadiumin “Pushkash Arena” në Budapest, Ronaldo e kaloi në këtë listë sulmuesin francez, Michel Platini. Përderisa francezi i shënoi të gjitha golat në një garë të vetme në vitin 1984, Ronaldos i janë dashur pesë kampanja të ndryshme.

Goli i tij i parë erdhi në fazën e grupeve në “Euro 2004” kundër Greqisë. Ai shpreson që të vazhdojë me suksese të tilla dhe ta ndihmojë ekipin ta mbrojë titullin