Euro 2020

Kroos dhe Gundogan mund të pensionohen nga Gjermania

Mesfushorët e Gjermanisë, Toni Kroos dhe Ilkay Gundogan, po e konsiderojnë pensionimin nga përfaqësuesja gjermane pas përfundimit të “Euro 2020”, shkruan “Sport Bild”.

Për Kroosin nuk është diçka e re pasi futbollisti i Real Madridit kishte thënë publikisht se ai do ta merrte një vendim pas Evropianit. Gundogani ka mbetur i pakënaqur me debatin që është bërë së fundmi në Gjermani për prejardhjen e tij, pavarësisht paraqitjeve të mira që i ka bërë te Manchester City.

Si Kroosi ashtu edhe Gundogani ishin titullar në humbjen minimale nga Franca. Kroosi është 31-vjeçar ndërsa Gundogani 30-vjeçar. Veteranë në ekipin e Gjermanisë janë edhe Mats Hummels dhe Thomas Muller, të cilët dëshirojnë të mbesin pjesë e skuadrës edhe për Kupën e Botës “Katari 2022”.