“Greenpeace” ka kërkuar falje për tifozët që mbetën të lënduar pasi parashuta e lëshuar “nuk shkoi sipas planit”, para duelit në mes të Gjermanisë dhe Francës në Kampionatin Evropian.
UEFA ka thënë se “disa persona” u dërguan në spital pas shkaktimit të aksidentit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZëdhënësi i organizatës “Greenpeace”, Benjamin Stephan, ka thënë se ky nuk ka qenë qëllimi i tyre.
Protestuesi me parashutë pati të shkruar sloganin “Largojeni naftën” dhe “Greenpeace”.
Stephan ka thënë se vështirësitë teknike kanë bërë që piloti të detyrohej të ulej në stadium.
UEFA e ka quajtur këtë akt si “të pamatur dhe të rrezikshme”, ndërsa ka kërkuar nga autoritetet përkatëse të marrin masat e duhura kundrejt tij.