Seleksionuesi i Gjermanisë, Joachim Loew ka vlerësuar paraqitjen që kishin lojtarët e tij. Gjermania pësoi 1:0 nga kampionia e botës, Franca, të martën mbrëma në Munich.
“Ishte ndeshje vërtetë intensive dhe ne kemi luftuar deri në fund. Nuk mund të fajësoj ekipin tim për mungesë përpjekjesh. Lojtarët kanë dhënë çdo gjë që kishin”, ka thënë Loew për ZDF.
Tani Gjermaninë e pret sfidë e madhe për ta kaluar grupin, ku janë edhe Portugalia e Hungaria. Portugalia më herët të martën fitoi 3:0 ndaj Hungarisë, ndërsa të tre golat i shënoi në dhjetë minutat e fundit.