Paul Pogba ka vlerësuar se bashkëlojtarët e tij janë meritorë që ai u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes ndaj Gjermanisë. Sipas mesfushorit, paraqitja e Francës është më e rëndësishmja.
“Paraqitja e ekipit është më e rëndësishmja. Pa bashkëlojtarë unë nuk do të luaja kaq mirë. Ne angazhohemi të gjithë”, ka thënë Pogba. “Ishim të fokusuar në punën tonë në fushë. Ne e dimë se duhet të luajmë në nivelin e kampionëve botërorë dhe kemi hyrë në fushë me përulësi. Kur duhet të vuajmë, e bëjmë këtë së bashku. Dhe më pas kur sulmojmë, e bëjmë këtë së bashku”, ka shtuar ai.