Euro 2020

Deschamps: Kemi luajtur ndeshje të madhe

Didier Deschamps (AP)
Foto: AP
 

Selektori i Francës, Didier Deschamps është ndarë i kënaqur me paraqitjen ndaj Gjermanisë. Kampionia në fuqi e botës, Franca, fitoi 1:0.

“Kemi luajtur ndeshje të madhe ndaj një kundërshtari shumë të mirë. E kam ditur se lojtarët e mi do të jenë të gatshëm dhe ne ishim në fushë për të luftuar”, ka thënë Deschamps për M6.