Euro 2020

Lindelof, lojtar i ndeshjes

Mbrojtësi i Suedisë, Victor Lindelof, është shpallur më i miri i ndeshjes ndaj Spanjës.

Kjo ndeshje ka përfunduar pa gola. Është çmuar mënyra se si Suedia është mbrojtur pas sulmeve rresht të Spanjës.

“Ai në mënyrë të përkryer ka organizuar mbrojtjen dhe vazhdimisht ka ofruar qetësi. I shkëlqyeshëm në ajër dhe ka mbajtur të qetë sulmuesit spanjoll. Paraqitje madhështore”, ka thënë Gines Melendez nga Komiteti Teknik i UEFA-s.