Euro 2020

Fitorja e veçantë e Finlandës

Fitorja 1:0 e Finlandës ndaj Danimarkës është e veçantë për shumë arsye. Finlanda, ndër të tjera, është përfaqësuesja e parë që ka fituar ndeshje në turne të mëdhenj, Botërorë apo Evropianë, me vetën një goditje të bërë.

Të paktën prej vitit 1980, kur kanë nisur të mbahen këto të dhëna statistikore, nuk ka ndodhur që një përfaqësuese të fitoj ndeshje në kampionate të mëdha, duke bërë vetëm një goditje.

Kjo i shkoi për dore Finlandës të shtunën mbrëma në Kopenhagë. Por ndeshja do të mbahet mend për incidentin e rëndë të Christian Eriksenit.