Një episod mjaft i rëndë është regjistruar në ndeshjen Danimarkë – Finlandë.
Në minutat e fundit të pjesës së parë, mesfushori Christian Eriksen është shtrirë në fushë pa ndjenja.
Ekipet mjekësore janë tash e 10 minuta në fushë për t'ia shpëtuar jetën futbollistit të Interit.
Gjendja duket më serioze sesa që pritej në fillim. Futbollistët dhe tifozët janë të shokuar, teksa në stadium ka mbizotëruar heshtja.