Euro 2020

Petkoviq: E merituam fitoren

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Pektoviq, ka folur pas barazimit me Uellsin 1:1.

Trajneri i zviceranëve ka thënë se skuadra e tij e ka merituar fitoren në këtë përballje.

“Ne e dominuam lojën në pjesën më të madhe. Krijuam shumë shanse shënimi të cilat është dashur t’i konkretizonim. Në 10 minutat e fundit, nga një shpërqendrim pësuam golin. Por, megjithatë, jam i kënaqur me performancën e lojtarëve”, u shpreh Petkoviq.

Zvicra me këtë barazim është në vendin e dytë me një pikë në grupin A. Ndeshjen e radhës e luan ndaj Italisë.