Për herën e parë që prej 12 korrikut 2014-të,Holanda do të jetë pjesëmarrëse në një ngjarje të madhe.
Të dielën nga ora 21:00, Holanda do të luajë kundër Ukrainës në stadiumin “Johan Cruijff Arena”.
Pas dy mungesave, në Botëror e Evropian, Përfaqësuesja e Holandës do të mundohet të bëj paraqitje të denjë.
Përgatitjet e Holandës nën drejtimin e përzgjedhësit Frank de Boer nuk kanë qenë prej më të mirave. 2;2 barazoi me Skocinë, para se Holanda ta mposhtte Gjeorgjinë 3:0. Megjithatë, formacioni 5-3-2 i De Boerit është kritikuar mjaftë shumë.
Holanda duhet ta përmirësojë paraqitjen përballë një kundërshtari të vështirë si Ukraina.
Ukraina doli e para në grupin e vet kualifikues për “Euro 2020”, para Portugalisë e Serbisë.
Skuadra e drejtuar nga Andriy Shevchenko i ka fituar dy miqësoret para nisjes së Evropianit. Mposhti Irlandën e Veriut dhe Qipron.
Matthijs de Ligt nuk pritet të jetë i gatshëm për lojë, që do të thotë se Jurrien Timber ose Nathan Ake do të luajnë si zëvendësues të tij.
De Boer konfirmoi se Maarten Stekelenburg do të jetë titullar në portë. Marten de Roon dhe Wout Weghorst pritet që ta ndihmojnë Memphis Depayn në fazën e sulmit. Depay është në formë tejet të mirë. Në Ligue 1 sezonin që shkoi, pati 20 gola të shënuar e 12-të asistime. Me Holandën ka shënuar shtatë gola në shtatë ndeshjet e fundit.
Shevchenko po ashtu pritet ta nis ndeshjen me pesë futbollistë në fazën e mbrojtjes, pavarësisht se në kualifikime luajti me formacionin 4-3-3.
Oleksandr Zinchenko i Manchester Cityt dhe Ruslan Malinovskyi pritet të luajnë në mesfushë. Malinovskyi me Atalantan pati paraqitje mbresëlënëse. Shënoi tetë gola dhe regjistroi 12-të asistime në Serie A.
Të dyja këto shtete janë takuar vetëm dy herë në të kaluarën. Holanda regjistroi fitore 3:0 në vitin 2008, ndërsa në vitin 2010-të, dueli mes tyre përfundoi baras, 1:1.
Ballafaqimi i së dielës do të luhet në praninë e 12-të mijë shikuesve.
Përbërjet e mundshme
Holanda: Stekelenburg; Dumfries, De Ligt, De Vrij, Blind, Wijndal; De Roon, De Jong, Wijnaldum; Weghorst, Depay
Ukraina: Bushchan; Karavayev, Zabarnyi, Kryvtsov, Matviyenko, Mykolenko; Shaparenko, Sydorchuk, Zinchenko; Malinovskyi, Yaremchuk