Euro 2020

Rusia mund ta organizojë Evropianin 2028 ose 2032

Foto: AP
 

Organizatori i Kampionateve Evropiane, rusi Alexej Sorokin ka thënë se Rusia mund të aplikojë për t’u bërë nikoqire e Kampionatit Evropian në vitin 2028 apo në vitin 2032.

“Kam vështirësi të flas me kolegët në Federatën e Futbollit të Rusisë. Por, mendoj se do të ishte logjike. Një aplikim i pavarur do të ishte i përshtatshëm për shkak të infrastrukturës dhe eksperiencës tonë”, ka thënë 49-vjeçari për “Sport Express”.