2 perditesime
20:57

Nis “Euro 2020”

Ka nisur Kampionati Evropian “Euro 2020”. Ndeshja hapëse ka nisur në orën 21:00 me Turqinë e Italinë që hapën Evropianin.

20:36

Nis ceremonia hapëse e “Euro 2020”

Ka nisur në Romë ceremonia hapëse për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

20:11

Ceremonia hapëse e “Euro 2020” - LIVE

Pas pak minutash në stadiumin “Olimpico” në Romë do të nisë ceremonia hapëse e Kampionatit Evropian “Euro 2020”. Ndeshja hapëse do të jetë ajo në mes të Turqisë dhe Italisë, e vlefshme për Grupin A.

Këngëtari shqiptar Ermal Meta pritet të jetë artisti që do ta bëjë hapjen e kampionatit.