Lojtarët e Përfaqësueses së Skocisë do të ulen në gjunjë para duelit kundër Anglisë në Londër në kuadër të Kampionatit Evropian. Megjithatë, nuk do ta bëjnë një gjë të tillë në Glasgow kundër Republikës së Çekisë dhe Kroacisë.
Ekipi i Anglisë e ka bërë këtë gjest kundër racizmit që nga viti i kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Së bashku kemi vendosur të qëndrojmë të gjithë në gju si ekip para duelit kundër Anglisë në ‘Wembley Stadium’”, ka thënë kapiteni i Skocisë, Andy Robertson.
Ndeshja do të zhvillohet më 18 qershor.
Ky gjest është kundërshtuar nga një grup i caktuar i tifozëve të Anglisë, por skuadra do të vazhdojë ta bëjë të njëjtën gjë në “Euro 2020”. Ndeshja e parë e Anglisë në Kampionatin Evropian do të jetë të dielën kundër Kroacisë.