Kevin De Bruyne dhe Alex Witsel do të mungojnë në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian te Belgjika.
Mesfushori De Bruyne dhe Witsel janë grumbulluar me Belgjikën, por nuk kanë arritur të rikuperohen për takimin me Rusinë.
Mediat belge kanë bërë të ditur se përzgjedhësi Roberto Martinez nuk ka dashur të rrezikojë me dyshen.
Të dy lojtarët thuhet se do të jenë të gatshëm për takimin e dytë ndaj Danimarkës.
Belgjika të shtunën luan ndaj Rusisë nga ora 21:00.