Euro 2020

Pellegrini lëndohet në prag të ndeshjes hapëse të Euro 2020 kundër Turqisë

Lorenzo Pellegrini të enjten i është bashkuar listës së të lënduarve të Italisë në prag të ndeshjes hapëse të Euro 2020 kundër Turqisë. Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Italisë.

Italia ka dorëzuar kërkesën në UEFA për të sjellë Gaetano Castrovillin e Fiorentinas në skuadër, pas lëndimit muskulor që mori Pellegrini.

“Pellegrini do të mbetet ende në përfaqësuese. Si masë dhe duke pritur konfirmim nga UEFA, mesfushori Gaetano Castrovilli do t’i bashkohet grupit në Romë”, thuhet nga federata italiane.

Italia nisë në Euro 2020 me ndeshjen kundër Turqisë të premten në “Stadio Olimpico”, ndeshje kjo e Grupit A.

Italia do të jetë edhe pa mesfushorin Marco Verratti, ndërsa në dyshim është edhe Stefano Sensi për ndeshjen e parë.