Euro 2020

#Profili - Euro 2020: Edhe pa Ibrahimoviqin, Suedia synon çerekfinalen

Foto: AP
 

Përfaqësuesja e Suedisë “zbuloi” se kishte një lëshim në listën e lojtarëve për Kampionatin Evropian, kur vendosi ta publikojë atë. Pavarësisht kthimit të tij te Suedia pas pesë vjetësh, sulmuesi Zlatan Ibrahimoviq nuk u përfshi në listë. Për këtë sebep janë bërë lëndimet e shumta që Ibrahimoviqi i pati sezonin e fundit te Milani. Ai nuk ishte në gjendje të rikuperohej me kohë për “Euro 2020”.

Suedia e arriti suksesin më të madh ndonjëherë në botërorin “Rusia 2018”, pa yllin botëror në përbërje. Arriti deri në çerekfinale.