Euro 2020

#Profili - Euro 2020: Southgate kërkon më shumë nga Anglia pas suksesit në Botërorin 2018

 

Londër, 31 maj – Pas përfundimit të edicionit në Premier League, vera në Angli do të jetë shumë e nxehtë dhe të gjithë kanë pak frikë. Për më shumë se një muaj, në Angli hiti më i madh do të jetë kënga “It’s coming home” (Po vjen në shtëpi), duke iu referuar trofeut të Kampionatit Evropian, i cili nis më 11 qershor.

Në fakt, një fitore 6:0 kundër San Marinos, për shembull, është e mjaftueshme për t’i entuziazmuar tifozët anglezë sa për të nxjerrë altoparlantët dhe për të nisur me këngën e tyre të preferuar.