Euro 2020

#Profili - Euro 2020: Finlandezët duan të jenë befasia e Evropianit

 

Përfaqësuesja e Finlandës nuk kishte bërë asnjë lloj përparimi në skenën ndërkombëtare të futbollit deri vitin e kaluar, kur arriti suksesin më të madh duke siguruar pjesëmarrjen në “Euro 2020”.

Finlandezët më në fund arritën të kualifikohen në një ngjarje të madhe futbolli. Dhe, deri më tani, ky kualifikim mbetet arritja më e madhe e Finlandës në futboll. Finlanda është e vetmja përfaqësuese nordike, përveç Ishujve Faroe, që nuk është kualifikuar kurrë në Kampionat Botëror.