Përfaqësuesja e Gjermanisë në duelin kundër Anglisë në “Wembley” të martën, do ta ketë përkrahje nga 1500 deri në 2000 tifozë gjermanë.
45 mijë tifozë do të lejohen ta shohin nga afër ballafaqimin klasik. Për shkak të masave të rrepta të vendosura nga Britania e Madhe, biletat do t’u jepen gjermanëve që janë rezident në Britaninë e Madhe apo Irlandë.
Për shkak të variantit Delta të koronavirusit, Anglia ka bërë që të gjithë që hyjnë në këtë vend, karantinimi të jetë i detyrueshëm.